Vlera e skuadrave, futbolli parakalon basketbollin amerikan

Nga A2 CNN
25 Dhjetor 2019, 10:16 | Futboll
Vlera e skuadrave, futbolli parakalon basketbollin amerikan

Barcelona, Reali i Madridit apo Juventus janë skuadra më të pasura se çdo skuadër e NBA sa i përket vlerës së lojtarëve. Sipas llogaritjeve të “Sporting Intelligence”, vlera mesatare e një futbollisti katalanas – Barcelona mban vendin e parë në këtë renditje - është 11,5 milionë euro.

Në vendin e dytë vijnë madrilenët me vlerën e lojtarëve që arrin mesatarisht 10,4 milionë euro. Juventus mbyll podiumin me një mesatare prej 9,4 milionë eurosh për një futbollist, ndërsa sezonin e kaluar Zonja Vjetër mbante vendin e nëntë.

Pas këtyre klubeve renditen 7 skuadra të NBA. Kryeson Portland me 9,3 milion euro, ndjekur më tej nga Golden State, Orlando Magic, Oklahoma apo Denver Nuggets. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos