Mandzukiç zgjedh të ardhmen, është larg Italisë

Nga A2 CNN
24 Dhjetor 2019, 21:12 | Futboll
Mandzukiç zgjedh të ardhmen, është larg Italisë

Sulmuesi kroat Mario Mandzukiç i ka dhënë fund spekulimeve të ditëve të kaluara rreth të ardhmes së karrierës së tij duke nënshkruar një kontratë më klubin nga Katari, Al-Duhail.

Juventusi nuk do të dalë pa gjë nga kjo marrëveshje dhe pritet të përfitojë rreth 5.5 milionë euro nga shitja e lojtarit.

Klubi i ri i kroatit ka publikuar një fotografi në rrjetet sociale, në të cilën shihet Mandzukiç duke firmosur kontratën, për të cilën ende nuk dihen detaje.

Mandzukic luajti për 4 vite e gjysmë te Juventus duke e fituar katër herë titullin e Serie A. Në sezonin e fundit ai nuk ishte në planet e trajnerit Maurizio Sarri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos