Barcelona mund Napolin, Rakitic jep mesazhe

Nga A2 CNN
8 Gusht 2019, 09:37 | Futboll
Barcelona mund Napolin, Rakitic jep mesazhe

Barcelona ka mundur me rezultatin 2-1 Napolin në Kupën Liga-Serie A.

Në ndeshjen e zhvilluar në Majemi, katalanasit të cilët ishin pa të dëmtuarin Messi, shënuan me Busquets dhe Rakitic, ndërkohë që një autogol i Umtitit barazoi përkohësisht ndeshjen.

Në fakt, është vështirë të kuptohet se si Rakitic sot për sot nuk e di me siguri nëse do të jetë ende pjesë e Barçës kur të nisë sezoni i ri. Kroati, me ndeshjen e tij, i dha një mesazh Presidentit të Barcelonës, i cili mendon se shitja e mesfushorit është gjëja më e mirë për t’u bërë.

Përballja e kthimit mes Barcelonës dhe Napolit do të luhet më 10 gusht. (A2 Televizion)

https://www.youtube.com/watch?v=fGWWN_RJUI4

A2 CNN Livestream

Latest Videos