Barcelona në festë, rihapet jeta e natës pas 15 muajsh përgjumje

Nga A2 CNN
21 Qershor 2021, 17:01 | Bota
Barcelona në festë, rihapet jeta e natës pas 15 muajsh

Pas 15 muajsh përgjumje, jeta e natës rindizet sërish në Barcelonë. Rajoni i Katalonjës rihapi klubet e natës të dielën, edhe pse me disa kufizime.

‘Jemi shume të lumtur. Duket se po i rikthehemi normalitetit të mëparshëm. Sigurisht ka disa kufizime, por mund ti pranojmë.”, shprehet një turist nga Madridi.

Ambjentet e brendshme do të funksionojnë me vetëm 50 përqind të kapacitetit, klientët do të detyrohen të mbajnë maskë ndërsa orari i mbylljes do të jetë në 3 e 30 të mëngjesit.

Gjithashtu të gjithë pjesëmarrësit do të gjurmohen për 1 muaj, për të verifikuar nëse do të ketë raste të koronavirusit. Industria e jetës së natës, ka qenë një prej më të goditurave nga pandemia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos