
Mbrojtësi spanjoll Eric Garcia duke se do të rikthehet në “shtëpi” që në janar ose maksimumi gjatë verës.
19-vjeçari, i cili aktualisht është pjesë e Manchester City-t, por që bazat i ka hedhur te Barcelona, duke qenë pjesë e ekipeve zinxhir për 7 sezone, ka arritur marrëveshjen me klubin spanjoll për t’u rikthyer sërish.
Futbollistit i mbaron kontrata me skuadrën angleze në verën e ardhshme, ndërsa gazetari i njohur i merkatos, Fabricio Romano raporton se Barcelona ka arritur marrëveshjen totale me mbrojtësin dhe është 100% e sigurt se 19-vjeçari do të firmosë me klubin katalanas.
Këtë sezon, por edhe në fundit e atij të kaluarit, Barcelona ka hasur vështirësi të shumta në fazën mbrojtësi, të cilat janë bërë edhe më të mëdha me dëmtimet e shpeshta të Pique, Umtiti, ndërsa tashmë Garcia shihet si një lojtar, i cili mund të marrë përgjegjësi të mëdha sidomos për të ardhmen. (A2 Televizion)