4 ndeshje radhazi pa fitore, Barcelona thellon krizën. Ansu Fati dëmtohet sërish

Nga A2 CNN
6 Nëntor 2021, 18:18 | Futboll
4 ndeshje radhazi pa fitore, Barcelona thellon krizën. Ansu Fati

Barcelona nuk ka arritur të mposhtë në transfertë Celta Vigon, edhe pse pjesën e parë të ndeshjes e përfundoi në avantazh 3-0, me gola të Fati, Busquets dhe Depay.

Në pjesën e dytë, Iago Aspas (2 gola) dhe Nolito kthyen barazpeshën, duke thelluar krizën e katalanasve, të cilët kanë 4 ndeshje radhazi pa fitore në kampionatin spanjoll.

Tjetër lajm i keq për Barçën ishte edhe dëmtimi i Ansu Fati. Kur dukej se ishte rikthyer në formën e tij më të mirë, numri 10 i katalanasve ndalet sërish.

Sulmuesi i Barcelonës pësoi një dëmtim muskular në ndeshjen ndaj Celta Vigo, të cilën e kishte zhbllokuar që në minutën e pestë të pjesës së parë.

Edhe pse duhen pritur vizitat mjekësore, duket se talenti i ri i katalanasve do të qëndrojë të paktën një muaj jashtë fushave.

Por, lajmet e këqija për Barcelonën dhe për Xavi Hernandez, i cili do të prezantohet të hënën, nuk mbarojnë me kaq. Në ndeshjen ndaj Celta u dëmtuan edhe Eric Garcia dhe Nico. Mbetet për t’u parë nëse dëmtimet e mbrojtësit dhe mesfushorit janë serioze apo jo. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/11/06/rikthimi-i-xavi-barcelona-do-ta-prezantoje-me-ceremoni-madheshtore/

A2 CNN Livestream

Latest Videos