Barcelona vuan ndaj Alaves, por merr 3 pikët në fund

Nga A2 CNN
23 Janar 2022, 22:53 | Futboll
Barcelona vuan ndaj Alaves, por merr 3 pikët në fund

Frenkie De Jong ishte heroi i Barcelonës në transfertën ndaj Alaves.

Katalanasit ishin bllokuar në shifrat 0-0 deri në minutën e 87, kur mesfushori holandez shfrytëzoi një pasim të shkëlqyer të Ferran Torres për të shënuar golin e vetëm të ndeshjes, që i dha 3 pikë shumë të vlefshme ekipit të Xavi Hernandez në luftën për zonën Champions.

Me këtë sukses, Barcelona ngjitet në vendin e pestë, me 35 pikë, një më pak sesa Atletico Madrid i vendit të katërt, i fundit që të jep një biletë për sezonin e ardhshëm të Champions League. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos