Pas Interit, Bajrami i shënon edhe Romës

Nga A2 CNN
23 Janar 2022, 19:47 | Futboll

Nedim Bajrami nuk ndalet. Pasi shënoi një gol fantastik në mesjavë, në ndeshjen ndaj Interit, të vlefshme për Kupën e Italisë, mesfushori i kombëtares sonë dërgoi topin në rrjetë edhe në kampionat.

Numri 10 i Empolit shënoi golin e dytë të ekipit të tij ndaj Romës, duke shkurtuar diferencën në 4-2.

Bajrami goditi fort me të djathtën nga jashtë zonës, duke mposhtur portierin Rui Patricio falë edhe një devijimi të mbrojtësit të Romës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos