Neymar u rikthye të luajë në formacionin titullar të PSG pasi dështoi të transferohej te Barcelona në merkaton e verës dhe menjëherë u tregua vendimtar.
Sulmuesi brazilian shënoi në sekondat e fundit të ndeshjes golin që i dha 3 pikët skuadrës së tij ndaj Strasbourg, pasi ishte vërshëllyer gjatë gjithë takimit nga tifozët e tij.
Neymar u përgjigj me një gol me roveshiatë, në një ndeshje ku debutoi me PSG edhe Mauro Icardi. (A2 Televizion)