Bardhi: Dosja “Bajri” në Shkodër, tjetër provë e dështimit të SPAK

Nga A2 CNN
7 Shkurt 2020, 12:59 | Politikë
Bardhi: Dosja “Bajri” në Shkodër, tjetër provë e

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, reagoi pas vendimit të Gjykatës së Posaçme për të dërguar në Prokurorinë e Shkodrës dosjen “Bajri”.

Bardhi e cilëson këtë vendim si një tjetër provë të dështimit të SPAK: “SPAK u krijua me fokus të veçantë luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, por rastet konkrete po e faktojnë si një shtojcë të Qeverisë në mbrojtjen e zyrtarëve të korruptuar dhe bandave kriminale. Pas refuzimit për të hetuar dosjen e zgjedhjeve në Dibër, refuzimi për të çuar para drejtësisë organizatën mafioze me lidhje shtetërore të Bajrave në Shkodër, është një tjetër provë e dështimit të SPAK”.

Sipas Bardhit, “çdo qytetar shkodran, por edhe partnerët ndërkombëtarë, e dinë se Bajrat janë një organizatë mafioze, përgjegjëse për disa krime të rënda të kryera brenda dhe jashtë vendit”.

“Nëse SPAK nuk heton Bajrat dhe organizatat të tilla kriminale, nuk heton vjedhjen e votave, nuk heton korrupsionin në rritje të Qeverisë, atëherë ekzistenca e këtij institucioni bëhet e panevojshme”, tha Bardhi. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/02/07/spak-nuk-ka-kompetence-per-vijimin-e-hetimit-dosja-bajri-kalon-ne-prokurorine-e-shkodres/

A2 CNN Livestream

Latest Videos