“Zgjedhjet vendore nuk forcuan demokracinë, por sollën më pak pluralizëm”

Nga A2 CNN
6 Shkurt 2020, 17:37 | Politikë
“Zgjedhjet vendore nuk forcuan demokracinë, por sollën më

Delegacioni i nivelit të lartë të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës (KiE), përfundoi misionin fakt-mbledhës në Shqipëri.

Në një deklaratë për shtyp, delegacioni thekson se “fatkeqësisht, zgjedhjet vendore të vitit 2019 nuk çuan në forcimin e demokracisë në Shqipëri, por në më pak pluralizëm nëpër bashki dhe në një ulje të besueshmërisë të qytetarëve në institucionet e vendit”.

“Qeveria dhe opozita nuk duhet të qëndrojnë indiferente përballë kësaj situate dhe duhet të sillen në mënyrë të përgjegjshme, në përputhje me rolet e tyre në proceset demokratike, në mënyrë që t’i garantojnë votuesve pluralizëm, si në rrafshin kombëtar, ashtu edhe në atë lokal”, shton më tej deklarata.

Më tej, delegacioni bën me dije se do të kthehet në Shqipëri në pranverë për të parë edhe funksionimin e Reformës Territoriale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos