
Gazment Bardhi ka bërë një akuzë të rëndë në lidhje me proceset zgjedhore të organizuara nga Komisioni i Rithemelimit për zgjedhjen e kryetarëve të degëve dhe më pas për kryetarin e Partisë Demokratike.
Sipas Bardhit, pas verifikimeve që ai ka bërë, në këto zgjedhje ka votuar e gjithë administrata e bashkive socialiste, përveç kryetarëve të bashkive.
“Unë di të dhënat në secila degë se kush ka votuar dhe sesi ka votuar. Mjafton të shkosh në degë të vogla aty ku procesi identifikimit të personave që kanë votuar është më i lehtë, do të shikoni që me përjashtim të kryetarëve të bashkive socialiste, e gjithë administrata poshtë ka shkuar dhe ka votuar kryetarët e degëve të Partisë Demokratike apo kanë marrë pjesë për të zgjedhur Sali Berishën kryetar të vetëshpallur. Unë e kam të verifikuar. Të denoncuar. Unë nuk kam betejë të bind Sali Berishën. Ai e di këtë që po them”, u shpreh Bardhi. (A2 Televizion)