Bardhi kryetar i grupit të PD, Berisha: Nuk njohim struktura paralele, i ftoj të ulemi në bisedime

Nga A2 CNN
19 Maj 2023, 12:57 | Politikë
Bardhi kryetar i grupit të PD, Berisha: Nuk njohim struktura paralele, i

Gazment Bardhi është kryetar ri i grupit parlamentar të PD-së, por për Sali Berishën ajo është një strukturë paralele të cilën nuk e njeh. Berisha pati një ftesë për këtë grup të demokratëve që ulen në bisedime.

“Ne nuk njohim asnjë lloj strukture paralele të PD-së ne i ftojmë që të ulemi të diskutojmë, jemi të hapur ndaj tyre, por fakte të kryera ne nuk njohim, ka rregulla, statute”, tha Berisha.

Bardhi u zgjodh sot si kreu i grupit me 33 pro, mes tyre edhe nga Lulzim Basha. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/05/19/zgjidhet-kryetari-i-ri-i-grupit-parlamentar-te-partise-demokratike-i-jep-ok-edhe-lulzim-basha/

A2 CNN Livestream

Latest Videos