Bardhi përjashtohet nga seanca pas tensioneve në Kuvend

Nga A2 CNN
2 Shkurt 2023, 12:16 | Politikë
Bardhi përjashtohet nga seanca pas tensioneve në Kuvend

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ka përjashtuar nga seanca deputetin e Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, pas tensioneve në sallë.

Dy grupimet e Partisë Demokratike bllokuan foltoren dhe kërkuan që i pranishëm në interpelancë për çështjen McGonigal të ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama.

Kreu i qeverisë, i cili nuk ishte në sallën e Kuvendit në seancën e sotme, reagoi në Twitter në lidhje me çështjen McGonigal.

“Një abuzim total me lirinë e fjalës, me të vërtetën, me publikun, në një dëshpërim total moral, politik, elektoral, ku me shpifje ekstreme synohet manipulimi i opinionit me një çështje të hetuar nga drejtësia amerikane që ka shkuar në gjykatë e që s’ka asnjë lloj lidhje me ne këtu! Kush i ka dy fije mend e kupton se ç’është e tërë kjo histeri vetëgjyqësie politike e mediatike, mbi një gjyq në Amerikë për një zyrtar të FBI-së të cilin drejtësia e nongratave këtu pretendon se është korruptuar nga unë, ndërkohë që drejtësia amerikane s’ka asnjë akuzë a pretendim. Kjo është një tallje e madhe dhe e shpifur e politikës pa din e as iman me ata që i shkojnë mbrapa kësaj politike figurash të diskredituara, të cilët duan të mbulojnë diellin me shoshë, ndërkohë që marrëdhëniet tona me SHBA dhe institucionet amerikane janë më të forta se kurrë“, shkruan Rama në rrjetin social. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/02/02/kryeministri-duhet-te-pergjigjet-per-nje-afere-personale/

A2 CNN Livestream

Latest Videos