Mungoi në sallën e Parlamentit, Rama reagon në Twitter: Kjo është një tallje e madhe

Nga A2 CNN
2 Shkurt 2023, 11:58 | Politikë
Mungoi në sallën e Parlamentit, Rama reagon në Twitter: Kjo

Kryeministri Edi Rama, i cili nuk ishte në sallën e Kuvendit në seancën e sotme, reagoi në Twitter në lidhje me çështjen "McGonigal".

“Një abuzim total me lirinë e fjalës, me të vërtetën, me publikun, në një dëshpërim total moral, politik, elektoral, ku me shpifje ekstreme synohet manipulimi i opinionit me një çështje të hetuar nga drejtësia amerikane që ka shkuar në gjykatë e që s’ka asnjë lloj lidhje me ne këtu! Kush i ka dy fije mend e kupton se ç’është e tërë kjo histeri vetëgjyqësie politike e mediatike, mbi një gjyq në Amerikë për një zyrtar të FBI-së të cilin drejtësia e nongratave këtu pretendon se është korruptuar nga unë, ndërkohë që drejtësia amerikane s’ka asnjë akuzë a pretendim. Kjo është një tallje e madhe dhe e shpifur e politikës pa din e as iman me ata që i shkojnë mbrapa kësaj politike figurash të diskredituara, të cilët duan të mbulojnë diellin me shoshë, ndërkohë që marrëdhëniet tona me SHBA-në dhe institucionet amerikane janë më të forta se kurrë“, shkruan Rama në rrjetin social. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/02/02/kryeministri-duhet-te-pergjigjet-per-nje-afere-personale/

A2 CNN Livestream

Latest Videos