Bardhi: Protestat, mundësi reale për ditët në vijim

Nga A2 CNN
10 Janar 2020, 10:53 | Politikë
Bardhi: Protestat, mundësi reale për ditët në vijim

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka deklarua nga Vau i Dejës se “çdo mjet demokratik që sjell largimin e kësaj qeverie, përfshirë protestat popullore, është mundësi reale për ditët në vijim”.

“Objektiv i pandryshueshëm për opozitën është largimi i qeverisë së Edi Ramës, si mundësia e vetme për t’i hapur rrugë zhvillimit të vendit. Çdo mjet demokratik që sjell largimin e kësaj qeverie, përfshirë protestat popullore, është mundësi reale për ditët në vijim”, tha Bardhi.

Kur u pyet për datë konkrete për protestat, Bardhi u përgjigj: “Jo, nuk ka një datë konkrete për protestë. Sigurisht, kur të ketë një datë konkrete, ne do ta bëjmë publike. Është një vendim që merret nga Kryesia e partisë. Por, unë ju garantoj, në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm, që është një mjet demokratik, i cili nuk përjashtohet të aplikohet në ditët e ardhshme”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos