Bardhi: Shqiptarët nuk vdesin nga uria? Nëse mbyllesh në Surrel nuk ke sesi ta kuptosh

Nga A2 CNN
29 Mars 2020, 12:10 | Politikë
Bardhi: Shqiptarët nuk vdesin nga uria? Nëse mbyllesh në Surrel

Gazment Bardhi ka sulmuar sërish kryeministrin Edi Rama, kësaj radhe për fjalët e tij të djeshme kur tha se “për çfarë vdekjesh nga uria flasin disa pa pushim, kur në fakt nga uria shqiptarët nuk kanë vdekur kurrë”.

Ish-deputeti i Partisë Demokratike i përgjigjet Ramës në rrjetet sociale, ku thotë se “nëse mbyllesh në Surrel nuk ke sesi ta kuptosh që njerëzit janë pa bukë dhe pa asnjë ndihmë nga shteti”.

https://a2news.com/2020/03/28/shtrengimi-i-masave-rama-apel-unitetit-kombetar-nuk-ka-rruge-tjeter/

Anëtari i PD-së shtoi se “Edi Rama duhet të bëjë detyrën dhe të lërë fjalët boshe, teatrin dhe propagandën. Braktisja e familjeve në nevojë, të sëmurëve apo qytetarëve pa mjetet e nevojshme të jetesës, në këtë kohë krize, është kriminale”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos