
Kuvendi do të qëndrojë në gatishmëri dhe komisionet do të mblidhen “online”. Sot, Konferenca e Kryetarëve miratoi kalendarin e punimeve dhe grafikun e shqyrtimit të akteve normative.
Kryeparlamentari Ruçi nënvizoi se Kuvendi i Shqipërisë do të vazhdojë të funksionojë dhe në kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme.
Veprimtaritë parlamentare do të zhvillohen “online”. Po kështu, edhe mbledhjet e komisioneve të përhershme.
Në varësi të situatës së pandemisë COVID-19, do të vendoset edhe për caktimin e mbajtjes së seancës së ardhshme plenare. (A2 Televizion)