
Edhe Conference League vendos sot ekipet që kualifikohen në gjysmëfinale. Llogaritë janë të hapura në ndeshjet e mbrëmjes ku Nice sfidon Basel, ndërsa West Ham pret belget e Gent.
Ndeshja më e fortë në letër është ajo në Francë ku Nice do të provojë shanset me zviceranët e Basel. Në 5 ndeshjet e fundit, Nice nuk regjistron asnjë fitore për këtë aventurën europiane e sheh si të vetmen shpresë të këtij sezoni.
Ndërkohë, situata nuk duket më e mira as te Baseli i Taulant Xhakës që ka marrë 3 barazime radhazi. Ndeshja e parë përfundoi me rezultatin e barabartë 2-2 dhe këtu shanset janë të barabarta. Edhe dueli tjetër mes West Ham dhe Gent është interesant. Anglezët e pozicionuar në vendin e 15 në Premier League do të bëjnë çmos për të kaluar më tej edhe pse përballë Gent detyra do të jetë e vështirë.
Takimi i parë, ndonëse u dominuan nga anglezët, në fund 90 minuta u mbyllën me rezultatin e barabartë 1-1. Në ndeshjet e tjera, Fiorentina është nja hap larg kalimit më tej. Pasi mposhti 4-1 Poznan, detyra në Firence duket më e thjeshtë. Ndërkohë, Alkmaar shpreson te përmbysja e madhe ndaj Anderlecht me duelin e parë që përfundoi 2-0 në favor të belgëve. (A2 Televizion)