
Sot do të ndahen dhe dy biletat e tjera për në gjysmëfinale. Vëmendja është te superndeshja, Bayern-Manchester City ku takimi i parë përfundoi 3-0 në favor të “Qytetarëve”. Gjermanët nuk kanë çfarë të humbin, për këtë arsye do të luftojnë gjithçka për gjithçka.
Sa i përket mungesave në skuadër, te kampionët gjermanë, jashtë janë të përhershmit, Noyer dhe Hernandez, ndërsa në dyshim është edhe Chouphomoting.
Ndërkohë anglezët do të bëjnë llogaritë pa Foden, si mungesë e sigurt.
Po sot do të luhet dhe ndeshja Inter-Benfika. Zikaltërit kanë avantazhin e ndeshjes së parë në Lisbonë të cilën e mbyllën 2-0. Për portugezët detyra në San Siro do të jetë dhe më e vështirë.
Të dyja takimet do të luhen sot në orën 21:00. (A2 Televizion)