Nga mundja në boks, i thyen hundën kundërshtarit

Nga A2 CNN
19 Prill 2023, 09:10 | Futboll

Mundja vlerësohet si një sport me disiplinë të jashtëzakonshme, por jo të gjithë mund të zotërojnë atë. Madje, mundësi Hafid Alicea e ka ekzagjeruar totalisht, pasi goditi me grusht kundërshtarin e tij menjëherë pas ndeshjes.

Incidenti ndodhi në Oak Park të Ilinoisit. Cooper Corder u shpall fitues, ndërsa Hafid Alicea nuk e kapërdiu lehtë humbjen dhe reagoi ashpër ndaj kundërshtarit të tij në sytë e gjyqtarit, para se ky i fundit të shpallte fituesin zyrtarisht.

Cooper Corder përfundoi me hundë të thyer dhe tashmë i duhet të mbajë maskë në fytyrë për ndeshjet e ardhshme, ndërsa rasti po hetohet edhe nga policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos