Dygolësh i Rodrygo, Reali mposht Chelsean

Nga A2 CNN
18 Prill 2023, 23:13 | Futboll
Dygolësh i Rodrygo, Reali mposht Chelsean

Real Madrid ka mposhtur Chelsean 2-0 në “Stamford Bridge”, me dy gola të brazilianit Rodrygo.

Kjo fitore e dërgon Realin në gjysmëfinalen e 32 në histori, në 53 pjesëmarrje në Champions League, më shumë se çdo ekip tjetër.

Tashmë, ekipi i drejtuar nga Carlo Ancelotti pret në fazën tjetër Manchester City ose Bayern Munchen.

Në gjysmëfinalen tjetër, Milan dhe Napoli barazuan 1-1, me kuqezinjtë që kalojnë më tej falë fitores 1-0 në San Siro. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/04/18/leao-dhe-maignan-heronj-milan-kalon-ne-gjysmefinalet-e-champions/

A2 CNN Livestream

Latest Videos