Basha, apel qeverisë për koronavirusin: Të nisin menjëherë kontrollet në pikat kufitare

Nga A2 CNN
23 Shkurt 2020, 10:10 | Politikë
Basha, apel qeverisë për koronavirusin: Të nisin

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, me anë të një postimi në Twitter i bëri thirrje qeverisë që “të marrë masa serioze dhe të menjëhershme” në lidhje me koronavirusin, që në Italinë fqinje ka shkaktuar dy viktima.

“Për fat të keq, në Italinë fqinje janë shënuar viktimat e para nga koronavirusi, ndëkohë që po rritet numri i të prekurve prej tij. I kërkoj qeverisë që të marrë masa serioze dhe të menjëhershme. I bëj thirrje autoriteteve shëndetësore të nisin kontrollet në pikat kufitare”, shkruan Basha në rrjetin social. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/02/22/rreziku-nga-koronavirusi-mblidhet-task-forca-perforcohen-masat/

A2 CNN Livestream

Latest Videos