Basha: Berisha edhe mund t’i shpallë luftës Amerikës, por jo në emër të PD

Nga A2 CNN
15 Nëntor 2021, 16:24 | Politikë
Basha: Berisha edhe mund t’i shpallë luftës Amerikës, por

Sali Berisha edhe mund t’i shpallë luftës Amerikës, por këtë nuk mund ta bëjë në emër të Partisë Demokratike.

“Prej dy muajve Sali Berisha ka vijuar një aksion që nuk ka lidhje me Partinë Demokratike, me të sotmen dhe të ardhmen e kësaj partie, me nevojën që kanë demokratët dhe shqiptarët për të parë PD të udhëheq vendin. Ka vendosur që një problem të tij personal me SHBA t’ia imponojë partisë si problem të PD. Për këtë ka njoftuar në Facebook një miting me datë 11 dhjetor, që ngjan më shumë si një nevojë për t’i kundërvënë një pjesë të vogël të Partisë Demokratike, aleatit tonë më të rëndësishëm strategjik SHBA. E drejtë e tij, ta bëjë, t’ia kundërvendosë, mund t’i shpallë edhe luftë nëse dëshiron, por këtë siç kam thënë prej ditës së parë, nuk e bën dot as në emër të demokratëve dhe as në emër të PD”, mësohet të ketë thënë Basha në mbledhjen e kryesisë së partisë.

Mbledhja vjen pas efektit që po jep vendimi i Bashës për pezullimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar dhe mbledhja prej liderit historik e 4200 firmave, përmes Foltores, për mbajtjen e Kuvendit Kombëtar demokrat. Përveç se politike, beteja Berisha-Basha tashmë është edhe procedurale, pasi firmat janë në zyrën e kreut të Këshillit Kombëtar Edi Paloka. Sekretari i përgjithshëm kërkon protokollimin dhe verifikimin e tyre, si dhe thirrjen e Kuvendit përmes mbledhjes së kryesisë së partisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos