Ndalimi i pagesave të qirave, Tabaku: Mendësi komuniste, në shkelje të Kushtetutës

Nga A2 CNN
3 Prill 2020, 14:42 | Politikë
Ndalimi i pagesave të qirave, Tabaku: Mendësi komuniste, në

Anëtare e kryesisë së Partisë Demokratike u shpreh në A2 se propozimi i qeverisë për ndalimin e pagesave të qirave është jashtë realitetit dhe antikushtetues.

“Vendimi nxit konflikt social mes bizneseve dhe qytetarëve. Kjo nuk është çudi, pasi kështu kanë operuar me pronën prej vitesh. Qeveria mund të marrë vendime për të ardhurat e saj, por nuk mund të marrë vendim për pronat dhe të ardhurat e qytetarëve të saj. Këtë nuk e ka bërë asnjë vend, është një mendësi komuniste, pasi për ndryshe do të krijojnë një konflikt social. Unë besoj se shqiptarët nuk kanë për të pasur asnjë problem për ta zgjidhur me njëri-tjetrin pa ndihmën e qeverisë, por ndërhyrja e saj i vendos në konflikt. Këtu nuk po flasim për oligarkët, por për qytetarë që kanë një pronë që e kanë dhënë me qira dhe me atë mbijetojnë”, tha Tabaku.

https://a2news.com/2020/04/03/pagesat-e-qirave-bushati-qeveria-nuk-ka-bere-shpikje-masat-jane-te-sinkronizuara/

Për tabakun, zgjidhja është ajo që ka bërë Kosova, subvencionim me 50% të qirave. “Qeveria ka qenë shumë kaotike, ka ndryshuar vendime nga mëngjesi në drekë. Në një shtet normal, Gjykata Kushtetuese do të dilte kundër këtij vendimi, në kushtet aktuale jam e sigurt që do të tërhiqen. Po kërkohet një rrëmujë e panevojshme. Qeveria të angazhojë burimet e buxhetit të shtetit. Këta e bënë buxhetin më të varfër dhe më të vjedhur, e bën këta këtë sistem shëndetësie”, u shpreh Tabaku. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/04/02/rama-ndalohen-pagesat-e-qirave-per-bizneset-e-vogla-dhe-familjaret-qe-nuk-punojne-per-shkak-te-koronavirusit/

A2 CNN Livestream

Latest Videos