Tenderi me ushqimet në Ministrinë e Mbrojtjes, PD kërkon nga kryeministri transparencë

Nga A2 CNN
3 Prill 2020, 18:27 | Politikë
Tenderi me ushqimet në Ministrinë e Mbrojtjes, PD kërkon nga

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj kërkoi sërish nga ministrja e Mbrojtjes dhe kryeministri Rama transparencë për tenderin e ushqimeve që sipas tij e fitoi një kompani maqedonase kompjuterash.

Sipas Alibeajt, kompania në fjalë e shtoi aktivitetin e saj me tregtimin e ushqimeve 6 ditë përpara tenderit me vlerë 1.5 mln euro.

“Prej 4 ditësh prej kryeministrit dhe ministres së tij të Mbrojtjes pritet një shpjegim pse për këtë tender zgjodhi një kompani kompjuterash pa asnjë ditë eksperiencë me ushqimet. Kompania maqedonase e shtoi tregtinë e ushqimeve si aktivitet të saj vetëm 6 ditë para se Edi Rama dhe Olta Xhaçka të shpallnin tenderin me urgjencë. Heshtja e Edi Ramës nuk e zbeh dot skandalin me paratë dhe ushqimet për shqiptarët. As sulmet nervoze kundër opozitës, që kërkon transparencë për abuzimet e qeverisë në kohën më të keqe për vendin, nuk janë zgjidhje”, tha Alibeaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos