“Basha bojkotoi dhe 13 tetorin”, Meta: Nuk e regjistroi partinë në KQZ, kujt i shërbeu?

Nga A2 CNN
22 Nëntor 2021, 18:14 | Politikë
“Basha bojkotoi dhe 13 tetorin”, Meta: Nuk e regjistroi partinë

Presidenti Ilir Meta ka qenë i ashpër në deklaratën për shtyp ndaj kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha për dëmet që sipas tij i solli vendit me bojkotin e zgjedhjeve lokale në vitin 2019.

Sipas kreut të shtetit, Lulzim Basha nuk bojkotoi vetëm zgjedhjet e 30 qershorit, por edhe ato të 13 tetorit që u shpallën me dekret nga presidenti. Meta shton se Basha nuk e regjistroi partinë në këto zgjedhje dhe pse ra dakord për datën.

“Pasi ranë dakord për vendosjen e datës së mbajtjes së zgjedhjeve më 13 tetor, pas negociatave me partitë kryesore, por që mungoi PS, Lulzim Basha rezulton se nuk ka denjuar të bëjë asnjë kërkesë zyrtare pranë KQZ për t’u regjistruar si subjekt në zgjedhjet që presidenti dekretoi më 13 tetor, ku kishte marrë mbështetjen e Bashës dhe aleatëve të tij. PR, PAA, LSI i paraqitën KQZ kërkesat për t’u regjistruar si konkurrent, por edhe për të marrë masat për organizimin e tyre më 13 tetor. Ndërkohë që Lulzim Basha nuk paraqiti asnjë kërkesë. Basha bojkotoi dhe 13 tetorin dhe aleatët e tij. Në bazë këtyre kërkesave në 3 gusht, Zguri thërriti mbledhjen e KQZ për këtë kërkesë, por nuk u realizua pasi nuk u bë kuorumi. Lind pyetja për këdo që dëgjon gënjeshtra. Kujt i shërbeu Basha duke mos e regjistruar partinë edhe për zgjedhjet e 13 tetorit. Bojkoti i Bashës ishte në sinkron të plotë me bojkotin e 4 anëtarëve të KQZ të PS që organizuan zgjedhjet. Basha nuk i shërbeu aspak as vendit dhe as vendit”, u shpreh presidenti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos