Basha këmbëngul: Reformë për zgjedhje të lira dhe të parakohshme

Nga A2 CNN
25 Tetor 2019, 15:43 | Politikë
Basha këmbëngul: Reformë për zgjedhje të lira dhe

Për opozitën rruga është e qartë: miratimi i Reformës Zgjedhore dhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare në një ditë me vendoret, ku vota e shqiptarëve është e garantuar dhe vullneti shqiptar nuk tjetërsohet.  

Kur u pyet nga A2 nëse do të pranojë PD-ja që OSBE-ja të ndërmjetësojë që të ulet në një tryezë me mazhorancën, Basha tha: “OSBE-ja vetë ofron këto tre mundësi, t’i kujtojë Shqipërisë detyrimet që ka për zgjedhje të lira, të ofrojë ekspertizë dhe të ndihmojë sa i përket rolit të OSBE-së në një dialog të vërtetë që të ketë një produkt dhe për ne produkti duhet të jetë një Reformë Zgjedhore të vërtetë dhe vullneti politik për ta zbatuar atë përmes zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe atyre vendore në një ditë”.

“Dialog brenda dyerve të pseudo-parlamentit nuk mund të ketë. Sepse ai është monolog. Nuk ka komision të Reformës Zgjedhore, ka një komisariat të PS-së dhe marionetave të PS-së në Parlamentin ilegjitim të dalë nga zgjedhjet e Avdylajve. Ndaj, t’i japim fund kësaj shfaqjeje”, shtoi Basha.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos