“Basha, konflikt me anëtarësinë”, Ristani: Pas 11 dhjetorit nis procesi zgjedhor në PD

Nga A2 CNN
1 Dhjetor 2021, 15:52 | Politikë
“Basha, konflikt me anëtarësinë”, Ristani: Pas 11

Ish-sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani, deklaroi se Kuvendi legjitim i demokratëve është ai i 11 dhjetorit, sipas tij, i thirrur nga shumica. Ristani që është mes mbështetësve të foltores së Sali Berishës, paralajmëroi se kuvendi do të pasohet nga një proces zgjedhor në të gjitha strukturat drejtuese të partisë.

“Ky Kuvend nuk do ta mbyllë këtë proces, por do ta hapë atë. Pas Kuvendit, do të ketë zgjedhje në të gjitha degët e PD-së, dhe zgjedhje të kryetarit të PD-së me sistemin një anëtar një votë. Thashë kjo mbetet në vullnetin e anëtarëve të PD-së”.

Ish-sekretari i përgjithshëm i PD-së duket se bie dakord me deklaratat e kryetarit Basha se kjo nuk është një luftë mes tij dhe Sali Berishës, por nuk harroi t’i kujtonte kryedemokratit krisjen që ai ka me anëtarësinë  e partisë.

“Që në fillim të kësaj lëvizje kurrë nuk e kemi pasur një problematikë midis Berishës dhe Bashës. Është një problematikë dhe një konflikt midis anëtarëve të PD-së dhe kryetarit, i cili shkel statutin në mënyrë të vazhdueshme. Konflikti nuk është midis Bashës dhe Berishës dhe nuk mund të zgjidhet midis tyre, ai është mes anëtarëve të PD-së dhe kryetarit Basha. Kryetari i cili e përsëris edhe një herë e ka çuar partinë nga një humbje në një tjetër”.

Kuvendin e datës 18 dhjetor të thirrur nga kryesia e partisë ai e cilësoi si një kuvend të pakicës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos