Kriza në PD, Dervishi: Betejë për legjitimitet, s’ka hapësirë për kompromis

Nga A2 CNN
1 Dhjetor 2021, 13:46 | Politikë
Kriza në PD, Dervishi: Betejë për legjitimitet, s’ka

Gazetari Lutfi Dervishi ishte i ftuar në Ditarin e mesditës në A2 CNN, nga ku foli për situatën në Partinë Demokratike, aty ku janë parashikuar të mbahen dy kuvende kombëtare, më 11 dhe 18 dhjetor.

Dervishi u shpreh se tashmë nuk ka më hapësirë për kompromis mes palëve, ndërsa beteja bëhet për legjitimitet.

“Do të shohim se çfarë përmasash do të marrin këto dy zhvillime brenda PD-së. Berisha e nisi në bazë qarqesh, ndërsa tani në bazë qytetesh, duke kërkuar të dëshmojë që ka mbështetjen e bazës së partisë.

Nga ajo që thuhet deri tani, 11 dhjetori nuk do të jetë dita ku ndahen gjërat, por do të fillojë debati, do të miratohen ndryshimet statutore dhe më pas është një proces tjetër i hapur për zgjedhjet në degët e PD-së. Nuk është se do të kemi një rokadë brenda PD-së. Gjatë kësaj kohe, do të shikohet se kush do të mbledhë më shumë.

“Do të jetë betejë për legjitimitet, betejë përmes strukturave, kuvendit. Të dyja palët, së paku njëra, nuk do të duan të shkojnë në gjykatë. Nuk ka hapësirë për kompromis, pasi edhe koha po bën punën e saj. Deri në datën 11, do të shikohet vetëm nga pikëpamja sasiore se çfarë do të bëhet”, u shpreh Dervishi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos