
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha përmes rrjeteve sociale ka shprehur shqetësimin e tij për gjendjen shëndetësore në Luginën e Preshevës, që po përballon pasojat e koronavirusit.
Lideri opozitar i bën thirrje qeverisë shqiptare të angazhohet në asistencë shëndetësore, duke dërguar aty personal shëndetësor.
“Ndihma për vëllezërit dhe motrat tona atje, është detyrim kombëtar dhe kushtetues”, thotë Basha në Twitter. (A2 Televizion)