“Basha mashtroi prokurorët belgë”, Berisha: Nuk guxon të paraqesë kandidatin në Durrës dhe fshihet pas fustanit të Gridës

Nga A2 CNN
11 Shkurt 2022, 18:48 | Politikë
“Basha mashtroi prokurorët belgë”, Berisha: Nuk guxon

Nga Durrësi ku prezantoi kandidatin e koalicionit “Shtëpia Lirisë”, Ardian Muka, ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi kreun demokrat Lulzim Basha se mashtroi prokurorët belgë nën betim duke dhënë një variant krejt tjetër të çështjes Toyota Yaris. Ai i bëri thirrje edhe deputetit demokrat të Durrësit Ferdinand Xhaferri që t’ u tregojë durrsakëve atë që Basha deponoi para prokurorëve belgë, të cilët sipas tij do t ‘i shkojnë në fund këtij hetimi.

“Nuk ju lidh gjë me bravën ju. Ferdinand thuaju zgjedhësve çfarë deponoi Basha para prokurorëve belgë. Duhet t’ua thuash mos u bëj hipokrit. U thirr për bashkëpunim për bashkëpunim me organizatë kriminale që dispononte para trafiku, por jo vetëm kaq, por kjo është vetëm njëra anë, por u kap si mashtrues nën betim. Hajde Ferdinand t’ua themi të vërtetën durrsakëve. Mos dil nëpër qytet ose dil dhe thuaja çdo demokrati. Prokurorët e Belgjikës nuk janë prokurorë të Ramës, por janë prokurorë të betuar të mbretit dhe nuk ka gjë që i thyen ata. U dha një variant krejt tjetër, e ndërroi krejt pllakën dhe u kap si mashtrues nën betim. Vepër kriminale penale. Përveç të tjerave ia mbylli Edi Rama “Toyota yaris” me një njeri, por prokurorët e Belgjikës nuk janë të Edi Ramës dhe do t’i shkojnë deri në fund këtij operacioni. Ata kanë me qindra mijëra tabulate e dokumente”

Dhe kjo është arsyeja sipas Berishës që Basha nuk do të prezantojë kandidatin e tij për kryebashkiak të Durrësit Luan Hoti, ndërsa i bëri thirrje këtij të fundit të heqë dorë.

“Prandaj Basha nuk guxon të paraqesë Luanin këtu, por fshihet pas fustanit të Gridës dhe mustaqeve të Salinajit. Luan hiq dorë mos u bëj kall kandidat u bëj thirrje për Ardi Mukën demokratëve kudo që janë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos