Basha me biznesin e vogël: Ekonomia nuk mbahet në këmbë me urdhrat e Facebook-ut të Ramës

Nga A2 CNN
25 Maj 2020, 15:30 | Politikë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi disa takime me pronarë të biznesit të vogël në Tiranë, për të parë se si po shkon puna e tyre në këtë periudhë të rihapjes pas izolimit për shkak të koronavirusit.

“Gjendja e bizneseve bëhet çdo ditë e më keq. Nuk ka xhiro, nuk ka konsum, nuk ka para, sepse kjo qeveri nuk i ka në llogari ata që punojnë me ndershmëri. “Po falimentojmë”, është ajo që dëgjova më shpesh sot nga pronarët e bizneseve të vogla në njësinë 3 në kryeqytet. Është njësoj keq kudo. Në Tiranë, në Durrës, në Shkodër, në Vlorë, në Korçë. Në çdo cep të Shqipërisë bizneset po mbyllen, papunësia po rritet dhe numri i familjeve në varfëri është shtuar”, shkruan Basha në një status në Facebook.

“Biznesi dhe ekonomia nuk mbahen dot në këmbë as me urdhrat e Facebook-ut të Edi Ramës, as me gënjeshtrat e tij. Paketa e parë ishte një gënjeshtër. Një ndihmë qesharake, që nuk mbulon as taksat apo tarifat e rritura lokale, as faturat e larta afrofe të energjisë dhe të ujit. Paketa e dytë ishte gjithashtu një gënjeshtër, më pak se rroga minimale për 2 muaj e gjysmë mbyllje e detyruar e biznesit dhe bashkë me të, mbyllja e vendit të punës. Sot qytetarët e kanë kuptuar se kjo qeveri dhe ky kryeministër është e keqja e vendit, e keqja e ekonomisë, është barra më e rëndë për ta”. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos