Basha me Hahn, eurokomisioneri: Vlerësoj impenjimin e PD për reformat

Nga A2 CNN
18 Mars 2021, 16:40 | Politikë
Basha me Hahn, eurokomisioneri: Vlerësoj impenjimin e PD për reformat

Kryetari i Opozitës, Lulzim Basha, zhvilloi një bisedë online me komisionerin e BE-së për Buxhetin dhe Administratën, Johanes Hahn.

Eurokomisioneri shprehu mbështetjen e tij për disa nga pikat e programit të Partisë Demokratike, ndërsa e vlerësoi këtë të fundit për rolin e luajtur në arritjen e reformave në vend.

“Jam i sigurt se një vend si Shqipëria ka bërë shumë përpjekje dhe mbaj mend mirë se kjo është bërë e mundur vetëm falë angazhimit tuaj. Ishte rasti, kur për hir të interesave kombëtare, ju si opozitë bëtë kompromis me qeverinë dhe sigurisht që toleruat disa mangësi me qëllim që të realizohej reforma dhe kjo ishte e jashtëzakonshme”, u shpreh Hahn.

Hahn shtoi se sundimi i ligjit është çështja më e rëndësishme për një vend që kërkon të bëhet anëtar i BE-së. Nga ana tjetër, Lulzim Basha ngriti shqetësimin për fenomenin e korrupsionit në vend dhe njohu komisionerin me planin e opozitës për të luftuar fenomenin.

“Një nga hapat e para që do të bëj është krijimi i Agjencisë Kombëtare Kundër Korrupsionit, e cila do të ketë pavarësi nga ekzekutivi”, tha Basha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos