
Përfaqësuesi i Partisë Demokartike në këshillin politik Oerd Bylykbashi e cilëson si të paligjshëm vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të shkurtuar listat e koalicionit të opozitës. Sipas tij kjo vendimarrje përmbush një synim të Partisë Socialiste, në dëm të opozitës.
Anëtari i kryesisë së Partisë Demokartike i mëshon faktit se në fletën e votimit kandidatët për deputet duhet të përfaqësohen me emra.
“Nuk kemi pse të fshehim emrat e përfaqësuesve në zgjedhje. Nëse fleta e votimit do jetë me emra, atëherë votuesit do ta kenë më të lëhtë”.
Si njeriu që negocioi për demokratët ligjin e dekriminalizimit, Bylykbashi pohon se partia e tij vijon t’I qëndrojë kauzës.
“Kjo është kauza jonë. Lista e Ramës në Durrës është e mbushur me kriminelë, simbolika e pushtetit të tij.”
Në listën e Partisë Demokratike për Durrësin, Oerd Bylykbashi është me siguri një nga kandidatët me më shumë peshë në garë, ndaj dhe nuk heziton me parashikimin.
“Durrësi do të vëretojë rënjen e pushtetit të Ramës”, shprehet ai. (A2 Televizion)