Basha me konservatorët: Përmirësojmë klimën e biznesit dhe afrojmë investimet e huaja

Nga A2 CNN
19 Prill 2021, 11:04 | Aktualitet
Basha me konservatorët: Përmirësojmë klimën e biznesit

Përmirësimi i klimës së biznesit dhe afrimi i investitorëve të huaj në Shqipëri ishin mes pikave që u diskutuan në një takim online mes liderit të partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe bashkëkryetares së Partisë Konservatore Britanike, Amanda Milling.

Në takim mori pjesë edhe këshilltari i bordit të tregtisë, Daniel John Hannan. Basha shpjegoi planin e tij për uljen e taksave, që në thelb ka ndihmën ndaj bizneseve.

Gjithashtu, kryedemokrati kërkoi asistencën e qeverisë britanike në luftën kundër Covid-19 dhe procesin e vaksinimit.

“Ne kemi marrë që nga fillimi vendimin për të filluar një fushatë pozitive që përqendrohet në problemet e vendit dhe në zgjidhjet e këtyre problemeve. Pas 8 viteve të qeverisjes socialiste që ka premtuar shumë, por nuk ka bërë asgjë dhe e ka lënë vendin në vendnumëro në çdo fushë, te gjithë kërkojnë ndryshim. Dhe kjo është bërë motoja jonë: nevoja për ndryshim, bashkimi për ndryshim përmes së cilës ne do të jemi në gjendje të garantojmë rritje ekonomike, prosperitet dhe të ecim të sigurt drejt anëtarësimit në BE. Ju po përballeni në Britaninë e Madhe me numrin më të madh të shqiptarëve që emigrojnë në MB në 8 vitet e fundit. Kemi humbur gjatë 8 viteve të fundit rreth gjysmëmilioni bashkëqytetarë në një vend me 3 milionë, kjo është absolutisht katastrofë”, tha Basha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos