Basha në Kavajë: Do të krijojmë një platformë që të rikthejmë legjitimitetin në vend

Nga A2 CNN
3 Qershor 2021, 16:41 | Politikë
Basha në Kavajë: Do të krijojmë një platformë

Lulzim Basha ka gati misionin e radhës për të cilin thotë se shpejt do të krijojë edhe një platformë. Para demokratëve të Kavajës nuk dha detaje, por tregoi se ka të bëjë me rikthimin e legjitimitetit në vend.

“Ne do t’i bindim aleatët tanë  për masakrën zgjedhore, për vjedhjen më të madhe industriale të votave në histori dhe do të përgatisim bashkë me ta shumë shpejt një platformë për t’i rikthyer legjitimitetin dhe demokracinë vendit. Ne jemi shpresa e vetme për demokraci dhe arsyeja se pse jemi të tillë, është aleanca që kemi krijuar me njerëzit, ndaj duhet ta thellojmë këtë aleancë me shoqërinë, metë gjithë shtresat dhe me të gjithë njerëzit e ndershëm të këtij vendi që janë shumica absolute përballë një pakice të pakicës”.

Kandidati tjetër për kryetar të PD Agron Shehajn beson se arsyet e humbjes në 25 prill duhen gjetur te vendimet e gabuara të lidershipit.

“Demokratët kanë bërë sakrifica të mëdha, kanë bërë një punë të madhe dhe meritonin të ishin në pushtet, por u drejtuan në mënyrë të gabuar. U morën vendime të gabuara, u dogjën mandatet dhe ju mundësua Edi Ramës ndryshimi i sistemit zgjedhor dhe që ndaloj koalicionet nuk morën pjesë në zgjedhjet lokale. Këto janë arsyet e humbjes”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos