
Kryeministri Edi Rama ka postuar në Facebook një foto me biznesmenin turk Canturk Alagöz, pronari i kompanisë së prodhimit të disa lloje vaksinash.
Sipas kreut të qeverisë, me Alagöz u diskutua “për projektin e ndërtimit të fabrikës së vaksinave në Shqipëri, si pjesë e një qendre ekselence farmaceutike”.
“I nderuar nga mikpritja e këtij zotërie mbresëlënës, Canturk Alagöz, një personalitet i shkencës dhe biznesit turk, pronari i kompanisë së prodhimit të disa lloje vaksinash, e njëkohësisht distributori i vaksinës Sinovac, me të cilin diskutuam për projektin e ndërtimit të fabrikës së vaksinave në Shqipëri, si pjesë e një qendre ekselence farmaceutike... Të shohim”, shkruan Rama në rrjetin social. (A2 Televizion)