Basha në Korçë: Ndryshimi ka ardhur përmes vullnetit të pandalshëm të rinisë shqiptare

Nga A2 CNN
31 Mars 2021, 12:34 | Politikë
Basha në Korçë: Ndryshimi ka ardhur përmes vullnetit

Kreu demokrat Lulzim Basha është takuar mesditën e sotëm me të rinjtë të qytetit të Korçës. Pasi u njoh me disa nga shqetësimet e tyre Basha theksoi se ndryshimi ka ardhur përmes vullnetit të pandalshëm të rinisë shqiptare.

“Ndryshimi ka ardhur është vullnet i pandalshëm i rinisë shqiptare. Ndonëse po lëmë pas 8 vite të mbushura me vuajtje, kurrë nuk kam gjetur kaq shumë gëzim në zemrat e korçarëve, në hyrje të Pogradecit tek fytyrat e rinisë që kishte dalë të më presë në hyrje të Korçës, tek njerëzit që ecnin nëpër rrugë, tek qytetarët në urban, me autobus, anembanë e ndjej shpresën tuaj, ndryshimin që po vjen. E di që e keni ndrydhur brenda zemrës dëshirën për ditën që po afron dhe njësoj si dielli nuk do të mbahet më  edhe ju nuk e përmbani dot më dëshirën për ndryshim. Për një ndryshim rrënjësor që Korça dhe korçarët e presin prej kohësh, një ndryshim që do t’ju rikthej dinjitetin ju simbole të qytetarisë e të krenarisë tonë kombëtare. Ndaj ju falënderoj nga zemra! Ju nuk po e prisni ndryshimin, ju po i prini ndryshimit dhe kudo ku i prihet ndryshimit. Shqipëria ndryshon, Shqipëria fiton!”

Basha theksoi se punësimi i të rinjve është objektivi kryesor i planit të PD-së dhe që është plotësisht i arritshëm. Sipas tij në qendër të programit opozitar është rizgjimi ekonomik.

“Ne vijmë këtu me një plan që kemi hartuar me ekspertë më të mirë shqiptarë, korçarë, europianë dhe amerikanë, mbi 500 ekspertë dhe një plan që do ta nxjerrë Shqipërinë nga kriza e thellë ku ndodhet. Në qendër është një zgjim i ri kombëtar ekonomik. Që burimet e jashtëzakonshme të mos mbeten në duart e një grushti njerëzish e oligarkësh që janë bërë njësh me babëzinë dhe qeverinë në ikje. Këto pasuri do të krijojnë mirësi e pozitivitet për të rinjtë. Punësimi i rinisë shqiptare është objektiv kryesor i këtij plani dhe plotësisht i arrtishëm”.

Një tjetër objektiv që Basha përmendi për të rinjtë është cilësia europianë për arsimin e  tyre. Mësimi falas i 5 gjuhëve të huaj dhe 20 trajnime profesionale për rininë nga teknologjia e informacionit dhe inxhinieritë që kanë të bëjnë më zhvillimin ekonomik.

“Këtu në këtë qendër të dijes e kulturës PD dhe unë kemi gati që ditën e parë të qeverisjes së bashku më aleancën e universiteteve për të nisur hapat që do ta bëjnë 100% të gatshme me treg pune, vende pune dhe paga dinjitoze. Nga fillimi i shtatorit çdo i ri dhe ere shqiptare online përmes një platforme amerikane të mësojë 5 gjuhë të huaja”.

Basha u ndal në vendin e quajtur Lëndinën e Lotëve, e cila njihet si udhëkryq rrugësh që niseshin historikisht korçarët apo qiraxhinjtë drejtë kurbetit. Ai ka ndezur një qiri në homazh të emigrantëve dhe u dha lule disa grave dhe vajzave.

“Lëndina e lotëve po të kishin gojë do tregonin për vuajtjet e panumërta për shekuj. Lëndina e lotëve vazhdon të lotojë për bijtë e bijat e Korçës për bijtë që kanë ikur dhe çdo qyteti shqiptar ka një lëndinë lotësh që vajtojnë për bijtë e ikur”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos