
Është mbyllur mbledhja e kryesisë së Partisë Demokratike, ku lideri Lulzim Basha në përfundim ka deklaruar se PD-ja do t’i bashkohet protestës së Aleancës për Teatrin në 16:30, kundër një krimi të cilësuar si makabër.
“Shkaku është ky krim, por protesta ka për detyrë dhe synim diçka më të madhe, rikthimi i vlerave të demokracisë, dhe shanseve për një jetë më të mirë në vendin tonë”, tha ai.
Basha deklaroi edhe që Teatri do të rindërtohet me PD-në në pushtet “ashtu siç ishte, normalisht me modernizimin e brendshëm”.
Lideri demokrat deklaroi edhe që nesër opozita nuk shkon në tryezën e reformës elektorale. (A2 Televizion)