Basha njihet me shqetësimet e bizneseve në Tiranë: Reduktim stafi dhe përgjysmim i xhiros ditore

Nga A2 CNN
23 Nëntor 2020, 10:08 | Politikë
Basha njihet me shqetësimet e bizneseve në Tiranë: Reduktim stafi

Përgjysmim i xhiros ditore dhe reduktim i stafit, janë këto disa nga shqetësimet e bizneseve, me të cilat është njohur kreu demokrat Lulzim Basha.

“Pandemia i ka trembur njerëzit, është përgjysmuar xhiroja ditore, shiten produktet bazë, janë reduktuar çmimet dhe stafi”, shprehet menaxherja e një dyqani me produkte organike në kryeqyet.

Basha akuzoi qeverinë se nuk ka ndihmuar bizneset e vogla dhe të mesme që janë rrënuar nga kriza e pandemisë. Sipas tij, zgjidhja e Partisë Demokratike është financimi i familjeve dhe sipërmarrjes.

“Bizneset e vogla dhe të mesme, të rrënuara nga kriza, pa ndihmë nga qeveria. Biznesi pa mbështetje, ka shkurtuar vendet e punës. Kemi kërkuar ndihmë financiare për të gjithë, njësoj si vendet e rajonit. Zgjidhja, të ndihmojmë konsumin duke financuar të gjithë familjet dhe sipërmarrjet. Nuk ka problem pa zgjidhje, ka vetëm qeveri që nuk japin zgjidhje. Vizioni ynë për të nesërmen është në krahun e të gjithë njerëzve që punojnë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos