
Kryetari Partisë Demokratike Lulzim Basha përmes një postimi në rrjetet sociale ka mbajtur një qëndrim të prerë ndaj lajmit të thirrjes së ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës dhe kreut të PDK-së Kadri Veseli në Hagë.
“Askush nuk e përdhos dot luftën çlirimtare dhe sakrificën sublime të popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi”, shkruan Basha, i cili vijon duke thënë se “Kadri Veseli dhe të gjithë bashkëluftëtarët e tij të thirrur në Hagë do ti dëshmojnë sërish botës drejtësinë e kauzës së lirisë nga pushtimi dhe shtypja çnjerëzore”. (A2 Televizion)