Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka publikuar një tjetër video në rrjetet sociale ku bën një krahasim, sipas tij, të pasurisë së qytetarëve në vitet e fundit dhe të ministrave të kabinetit Rama.

Sipas kryedemokratit, në këto 7 vite, shqiptarët janë zhytur në varfëri, ndërsa ministrat kanë shumëfishuar pasuritë e tyre disa herë.
“Ndërsa Rama dhe ministrat e tij shumëfishojnë pasuritë e tyre, Shqipëria varfërohet. Papunësia është shtuar, kosto e jetesës është bërë e papërballueshme. Ka ardhur koha për një qeveri që kujdeset për njerëzit. Ka ardhur koha për një qeveri që kujdeset për xhepat e shqiptarëve dhe jo të Ramës dhe ministrave të tij”, shkruan Basha. (A2 Televizion)