
Partia Demokratike ka vijuar akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama lidhur me premtimet e pambajtura në 8 vite qeverisje. Përmes një video të postuar në Facebook, përfaqësuesi demokrat, Bardh Spahia, është ndalur te premtimi i kreut të qeverisë për shëndetësi falas, që sipas tij ishte një mashtrim.
Ai thotë se spitalet janë në ditën më të keqe, pasi për 8 vjet qeveritarët i vodhën paratë për shëndetësinë dhe trefishuan pasurinë e tyre, ndërsa bën thirrje për ndryshim
“Edi Rama është një dështim. Në 8 vjet nuk ka mbajtur asnjë premtim. Shëndetësia falas ishte mashtrim.
Qytetarët e dinë se kjo është një qeveri që punon vetëm për vete. Spitalet janë në ditën e tyre më të keqe, pasi për 8 vjet qeveritarët i vodhën paratë për shëndetësinë dhe trefishuan pasurinë e tyre.
Vendit i duhet ndryshimi.
Qytetarët e duan ndryshimin. Me Lulzim Bashën, PD është gati të ndërtojë një të ardhme më të mirë për shqiptarët”, shkruan Spahia.
(A2 Televizion)