
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, bëri thirrje për më shumë mbështetje ndaj biznesit të vogël, pas një takimi me përfaqësues të Shoqatës së Biznesit të Vogël.
“Biznesi i vogël shqiptar po përballet me vështirësi, shkaktuar nga mungesa totale e mbështetjes së kësaj qeverie. Paratë e taksave të shqiptarëve shkojnë kudo përveç se aty ku ka më shumë nevojë sot. Situata është dramatike”, tha Basha.
“Biznesi po zhytet gjithnjë e më thellë. Kjo është parathënie e krizës ekonomike. E gjithë vëmendja dhe energjia jonë duhet të jetë te pandemia ekonomike, që po zëvendëson pandeminë Covid-19. Është pandemia ekonomike 2020 që ka vetëm një shkaktar, këtë qeveri, që po e braktis biznesin në këtë ditë të vështirë. Nuk po kërkojnë lëmoshë, kërkojnë të mbështeten nga taksat”, shtoi kreu i PD-së. (A2 Televizion)