
Dyndjet e qytetarëve në tregje po bëhen burim rreziku për përhapjen e koronavirusit. Masat drastike të ndërmarra deri më tani, duket se po nuk gjejnë zbatim nga kryeqytetasit, që nuk po respektojnë distancën e sigurisë.
Lëvizja në tregun e Kombinatit nga fillimi i javës së ardhshme do të bëhet vetëm duke zbatuar rregullat drastike të vendosura nga qeveria në kuadër të parandalimit të Covid-19.
Ndërkaq, Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, gjatë inspektimit në zonën e Kombinatit, ka njoftuar se nga dita e hënë do të nisë pilotimi i sistemit të kabinave dezinfektuese për hyrje-daljet në tregje, si dhe në pika të tjera me fluks të lëvzjes së qytetarëve.
Policia dhe Forcat e Ushtrisë do të shtrëgojnë kordonët sanitarë të tregjeve, që duket se janë shndërruar në vatrën kryesore të përhapjes së Covid-19 për shkak të fluksit të madh të lëvizjeve, duke mos lejuar as qarkullimin e automjeteve.
Masat e reja ndëshkimore të paralajmëruara nga kryeministri Edi Rama pas situatës së krijuar në tregun e Kombinatit do të marrin formë dhe do të detajohen në fillim të javës së ardhshme përmes një Akti Normativ. (A2 Televizion)