Basha: Rama të ndërpresë grevën në Rinas, është i vetmi përgjegjës

Nga A2 CNN
7 Prill 2021, 14:32 | Aktualitet
Basha: Rama të ndërpresë grevën në Rinas,

Edhe Lulzim Basha ka reaguar për grevën e punonjësve të Albcontrol në Rinas, kompanisë që menaxhon kontrollin e fluturimeve në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, duke ia vënë fajin kryeministrit Edi Rama, nga i cili kërkon edhe zgjidhje.

“I bëj thirrje Ramës ta ndërpresë menjëherë grevën dhe të ndalë kërcënimet ndaj shqiptarëve që sot duan ndryshim dhe shpresë pas 8 viteve të dështimeve të tij.

Rama e di tashmë fare mirë se do të humbasë, prandaj po përdor çdo marifet të pisët. Pas grevës në aeroport që dëmton qytetarët shqiptarë qëndron vetë Rama. Ai është i vetmi përgjegjës për këtë”, shkruan Basha në Twitter. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos