Listat e hapura, Hajdari pas takimit me Ramën: Kemi presion nga jashtë, por nuk tërhiqemi

Nga A2 CNN
7 Korrik 2020, 20:34 | Politikë
Listat e hapura, Hajdari pas takimit me Ramën: Kemi presion nga

Deputetja demokrate, Rudina Hajdari, përsëriti edhe njëherë pas takimit me kryeministrin Rama, se opozita parlamentare nuk do të tërhiqet nga kërkesa e saj për lista të hapura.

Hajdari deklaroi se pavarësisht presionit të jashtëzakonshëm vendas dhe të huaj, opozita e re do të vijojë deri në fund të kësaj beteje që sipas saj mbështetet nga shumica e qytetarëve dhe çon në parlament ata njerëz që e meritojnë.

“I bëmë kërkesë kryeministrit Rama për hapjen e listave, nuk tërhiqemi nga kjo kërkesë. Opozita parlamentare e ka marrë përsipër këtë betejë dhe nuk tërhiqemi edhe nëse do të ketë presion nga opozita apo të huajt. Mendojmë se listat e hapura do të jenë të dobishme për një garë të drejtpërdrejtë që do të çojë në parlament ata njerëz që e meritojnë.

Kjo kërkesë vjen në një kohë të vështirë, por që është e nevojshme që mos ngelemi në vend numëro dhe të kemi zgjedhje me standarde. Duhet ta bëjmë realitet sepse listat e hapur mbështeten nga shumica e shqiptarëve. Nëse Rama shkon me opozitën jashtëparlamentare i kthen kurrizin shqiptarëve. Nëse Rama e merr këtë kërkesë seriozisht i bën nder Shqipërisë”, deklaroi Rudina Hajdari. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos