Basha refuzon të flasë pa Ramën në Kuvend, ndërpritet përkohësisht seanca

Nga A2 CNN
16 Shtator 2021, 16:32 | Politikë
Basha refuzon të flasë pa Ramën në Kuvend, ndërpritet

Kuvendi ndërpret punimet. Shkak u bë kërkesa e Partisë Demokratike e cila kërkoi mbledhje grupi. Kërkesa e demokrateve u bë pas një debati në sallën e Kuvendit ku shkak ishte mungesa e Kryeministrit Edi Rama.

Opozita kërkoi prezencën e kryeministrit gjatë zhvillimit të debatit politik nën argumentin se kjo është seanca më e rëndësishme politike.

https://a2news.com/2021/09/16/programi-i-ri-qeverises-rama-te-gatshem-per-leshime-ndaj-pd-do-te-rrisim-pagat/

Kryeparlamentarja Lindita Nikolla u shpreh se mungesa e kryeministrit lidhjen për arsye pune, duke cituar edhe komunikimin që kishte pasur me zyrën e shtypit të Kryeministrisë se ai do të ishte i pranishëm në orën 17:00. Kjo shërbeu që opozita të shfrytëzonte nenet e rregullores së Kuvendit duke kërkuar mbledhje të grupit parlamentar, çka detyroi Nikollën të ndërpresë seancën plenare.

Radhën e fjalës e kishte Lulzim Basha, i cili kërkoi ballafaqimin me Edi Ramën në sallën e Kuvendit. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/09/16/perplasja-e-pare-ne-kuvend-rama-vendi-nuk-u-gjunjezua-nga-pandemia-basha-jane-16-mije-viktima/

A2 CNN Livestream

Latest Videos