Bylykbashi: Kryeministri po bën çmos të ketë kontrollin e plotë të KQZ. Rama ikën në zgjedhjet e para

Nga A2 CNN
19 Qershor 2020, 14:00 | Politikë
Bylykbashi: Kryeministri po bën çmos të ketë kontrollin e

Oerd Bylykbashi, përfaqësues i PD në tryezën e Këshillit Politik, ku po finalizohet marrëveshja për reformën zgjedhore, ishte i ftuar në Ditarin e orës 13:00 në A2, nga ku foli për zhvillimet e fundit në lidhje me reformën zgjedhore.

Formula për zgjedhjen e anëtarëve të KQZ-së

“Në ato 15 kushtet, ky është kushti kryesor, reforma zgjedhore konsensuale, ku edhe opozita ka një rol thelbësor. Kemi qenë pjesë e një procesi dakordësie. Dje, ne kemi diskutuar një propozim të dytë të opozitës. Pasi dështoi të kapte komisionet zgjedhore, Rama po bën çmos të ketë kontrollin e plotë të KQZ. Ne do t’i qëndrojmë pikë për pikë asaj dakordësie. Ne refuzojmë idenë e mazhorancës që idenë ta bëjnë deputetët. Ne kërkojmë cilësinë profesionale, ndërsa ata kërkojnë politizimin e KQZ-së dhe synojnë që me shumicën e thjeshtë të merren të gjitha vendimet”.

“Sa më shumë e tërheq këmbën zvarrë Rama, aq më keq për të”

“Ne e kemi bërë ofertën tonë dhe presim konstruktivitet nga mazhoranca. Është e rëndësishme jo vetëm ngritja e KQZ-së, por kjo duke qenë një kusht sa më shumë e tërheq këmbën zvarrë Rama nuk është në nderin e tij, është në të mirën e tij që ta mbyllim sa më shpejt këtë proces. Fronti ndërkombëtar është një kamxhik për Edi Ramën. Ne jemi shumë të qartë, kemi një marrëveshje dhe i qëndrojmë asaj pikë për pikë.

“Identifikimi biometrik zgjidhje për shqiptarët”

“Identifikimi biometrik është zgjidhur dhe shqiptarëve u sigurohet që kutia nuk do të mbushet me vota. Çdo votë që hidhet në mënyrë të paligjshme tret forcën e votës së shqiptarëve. Në momentin që opozita i ka votat, mosmbushja e kutive, sigurisht, që avantazhin opozitën apo këdo që ka fituar, por nuk është një përpjekje për qytetarët. Mbrojtja e komisioneve nga tentativa për t’i kapur qeveria do të thotë që qeveria të mos ketë mundësi të kontrollojë qendrat e votimit apo të numërimit. Nuk ka asnjë që mbron interesat e një force. Kodi zgjedhor nuk ndal fituesit, por vendos rregullat”.

“Rama ikën nga pushteti në momentin kur shqiptarët i drejtohen kutive të votimit”

“Ka ende rekomandime që duhet të shohin dritën për të thënë që janë vendosur një set garancisë, prioritare si shitblerja e votës, presioni mbi zgjedhësit e të tjera. Rekomandimet, në vitet që qeveris Rama, janë bërë nga të këqija në të tmerrshme. Ne do ta përmbyllim detyrën dhe ta harrojnë atë iluzionin se kodi zgjedhor është receta çudibërëse për mungesën e vullnetit politik. Mungesa e vullnetit politik ka vrarë zgjedhjet. Ne po vendosim shtesa për të mbrojtur zgjedhjet nga tentativa e Ramës për të rikonfirmuar veten edhe njëherë. Rama ikën nga pushteti që në momentin e parë kur shqiptarët i drejtohen kutive të votimit. PS po kacavirret në xham për të kapur çdo lloj elementi”.

“BE i thotë Ramës: Reforma me konsensus, përndryshe, ty nuk të hapet dera”

“PS u detyrua në 2015 që të miratonte ligjin e dekriminalizimit për të nxjerrë nga parlamenti kriminelët që kishte futur vetë. Është kusht nga BE, se po të ishte për Ramën, kjo reformë zgjedhor nuk bëhej. BE i thotë Ramës: reforma me konsensus, për ndryshe, ty nuk të hapet dera”.

Ndihma e ndërkombëtarëve

“Ndihma që kanë dhënë ndërkombëtarët në këtë proces ka qenë i jashtëzakonshëm dhe shumë i vyer. Nga roli i Bundestagut, nga roli i Mbretërisë së Bashkuar dhe partnerët e tjerë në lehtësimin e një dakordësie për të filluar punën për reformën zgjedhore jashtë parlamentit të diskredituar. Më pas, është roli që pati ambasada amerikane dhe e BE-së në dakordësinë e 5 qershorit. Në mënyrë të qartë dhe me rekomandimet që erdhën nga BE-ja u shkua drejt zgjidhjes dhe Ramës u bë e pamundur për të kapur administratën e re zgjedhore. Ishin ata që ndihmuan që kjo të mos ndodhte. Rama pati një përpjekje të jashtëzakonshme për të kapur institucionet”.

“Ligji i partive politike rrit demokracinë”

“PD është në avangardën e procesit që duhet të fillojë të thellohet brenda PD-së dhe brenda të gjithë politikës shqiptare, që është demokratizimi i partive politike. Ligji i partive politike është ai dhe jo sistemi zgjedhor, që do të ketë dhe duhet të ketë instrumente që rrisin demokracinë brenda partisë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos